12/10/2024
Shqipëri

Kishte shkuar në mal për të prerë dru, gjendet i vdekur 67-vjeçari

    Një person është gjetur pa shenja jete mesditën e kësaj të diele mbi fshatin Symiz të Maliqit.

    Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi A. R., rreth 67 vjeç. Ai kishte shkuar në mal për të prerë dru, por ka humbur jetën.

    Sipas Policisë së Korçës, nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

    Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave.