30/04/2024
Shqipëri

Kishin kthyer stallën në vend për kultivimin e drogës, ky është vëllai i deputetit që u arrestua sot

    Personi qe shihni në foto është Armando Ndreca, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Shkodër, vëllai i deputetit socialist të qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca.

    Ai është arrestuar nga policia me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit.

    Ndalimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit.