06/05/2024
ShowBiz

Kaloi natën me Meritonin, Ilnisa: Kisha 10 vite pa fjetur me një burrë

    Konkurentja e Big Brother Vip 3, një ndër më të përfolurat gjatë këtij edicioni Ilnisa Agolli ka folur për jetën e saj private.

    Ilnisa për shumë kohë ka zgjadhur të mos flasë për jetën e saj private jashtë Big Brother Vip, por duket se mbrëmjen e djeshme ka treguar disa detaje për jetën e saj intime pas ndarjes nga bashkëshorti, me të cilën ka edhe një vajzë, Anaisin.

    Agolli ndau me banorët histori mjaft personale ku tha se ajo prej 10 vitesh nuk ka fjetur me një burrë në krevat pasi siç tregon ajo “e kisha ndarë mendjen, iu përkushtova punës, vajzës”.

    Më tej, Ilnisa u shpreh se i kishte munguar një puthje dhe tha se është falënderuese që ka njohur Meriton brenda shtëpisë.

    “Meritonin që zbulova këtu brenda, nuk e prisja ndonjëherë në jetë të më vinte një e mirë. E kisha ndarë mendjen, iu përkushtova punës, vajzës, qejfeve dhe netëve pa gjumë duke menduar si o Zot mbeta vetëm, si nuk gjeta një njeri që unë e dua. E çmoj shumë puthjen, e kam të shenjtë dhe më paska munguar një puthje prej kaq shumë kohësh. Më ka çuar te ky ndryshimi i jetës.

    Unë nuk kam fjetur me një burrë në krevat kurrë pas 10 viteve. Kemi pasur raportet tona në jetë, por nëse kishte një terror, ishte të krijoja një raport intensiv dhe ta pranosh veten, e të hapësh zemrën që mund të duash një njeri në jetë“– tregoi Ilnisa.