30/05/2024
Maqedoni

Ja si do të jetë moti sot

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, reshje shiu dhe bubullima, posaçërisht në pjesët lindore të vendit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 22 gradë.

    Në Shkup moti do të jetë gjithashtu me vranësira të ndryshueshme, reshje shiu dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 21 gradë Celsiusë.