Ish- ministri i Arben Taravarit, Azir Aliu, ka shërbyer si këshilltari i ish-kryeministrit Nikola Gruevskit. Këtë detyrë Aliu e përmend me krenari dhe e ka të dokumentuar dhe në CV e tij.
Këtë e ka pohuar vetë Aliu në një intervistë të dhënë në Tv21.
Se Aliu ka qenë këshilltar i ish-kryeministrit Gruevski shkruhet edhe në biografinë e tij, ku ndër të tjera Aliu ka deklaruar se nga viti 2013 deri në vitin 2017 ka punuar si këshilltar për arsimin e lartë, shkencë dhe TIK në kryeministri, pikërisht në atë kohë kryeministër ishte Nikolla Gruevski.
Ndonëse Gruevski nuk është i pranishëm në skenën politike dhe qeverisja e tij ka qenë makth për qytetarët, kryesisht për shqiptarët, duket se nostalgjia e asaj kohe ekziston ende.
Vëmë re se Aliu insiston që opozita shqiptare të vijojë bashkëpunimi me VMRO-DPMNE, pasi dhe vetë atij nuk i “ndahet shpirti” nga “miqtë” e tij të vjetër, shkruan news33.tv