04/05/2024
Kosovë

I biri i vrau nusen, vdes nëna e autorit të vrasjes makabër në Pejë

    Edmond Lajqi nga Peja vrau gruan e tij me armë zjarri. Një ditë pas kësaj ngjarje të rëndë ka ndërruar jetë e ëma e dorasit, Zyrafete Lajqi.

    Kështu bëjnë me dije burime të Insajderit.

    Ndaj Edmond Lajqit është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj. Motivet e vrasjes nuk janë zbardhur ende.