27/07/2024
Shqipëri

Horror, nëna shqiptare vret foshnjën, e fut në qese të zezë dhe e hedh në lumë

    Një ngjarje tronditëse është shënuar në Krujë, ku një grua ka vrarë fëmijën e saj të porsalindur. Policia njofton se është arrestuar shtetësja Leta Koçi, 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

    Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.