08/11/2024
Maqedoni

Bekteshi: Arben Taravari e di që nuk fiton, ai nuk është serioz

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisonin Klan Debat deklaroi se BDI ngelet e vetmja parti serioze në vend, pasi çdo premtim dhe mision e ka realizuar.

    “Arben Taravari garon për president dhe në ndërkohë iu thotë se nuk ka interes për të fituar, sepse edhe ai e din qe nuk do të bëhët, pra nuk është serioz. Ndërsa, kemi edhe Bilall Kasamin i cili garon si bartës liste, duke e ditur se nëse e fiton atë mandat, atëherë brenda 6 muajve duhet të ketë zgjedhje per kryetar komune në Tetovë dhe do ngecin punët. Opozita shqiptare janë të bindur qe do t’i humbin zgjedhjet pavarësisht se ndoshta nuk e tregojnë”, tha Bekteshi.

    Bekteshi tha se BDI pret fitore deri në 18 deputetë, teksa opozita më pak se 10.

    “Nuk shoh garë të nxëhtë, sepse BDI do t’I fitoj këto zgjedhje vetëm BDI ka 17-18 deputetë, pa partnerët e koalicionit, më partnërë shkojmë mbi 20, teksa opozita do të këtë fitore më numër një shifror, pra nën 10”, deklaroi Bekteshi.