18/05/2024
Lajme Maqedoni

FOTO/ Ziadin Sela pritet nga struganët

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, këtë të shtunë ka zhvilluar një takim me qytetarët e Strugës.

    “Bashkë me aktivistë të zellshëm, të cilët po bëjnë një punë kolosale për të ardhmen e vendit, takuam bashkëqytetarët tanë struganë për të folur personalisht me ta lidhur me rëndësinë e zgjedhjeve të 8 majit.

    Dëgjuam zërin e tyre si gjithmonë dhe ju shpjeguam atyre vizionin tonë për të ardhmen. Është shumë e lehtë të takosh qytetarin në sy kur pas një përgjegjësie kthehesh tek ata me premtime të mbajtura dhe pa keqpërdorur besimin e tyre. Kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, por tanimë me një forcë edhe më të madhe që jemi të bindur se do ta fitojmë nga shumica dërmuese e qytetarëve”, njofton ASH.