14/11/2024
Shqipëri

Florian Marku u përgjigjet komentuesve: Pritët 14 vite nga humbja ime e fundit, të më njollosni emrin!

    Boksieri shqiptar Florian Marku ka reaguar pas ndeshjes që pati në Londër tre ditë më parë, ku u mposht nga boksieri britanik, Chris Kongo. Ai ka pranuar humbjen edhe në një reagim të mëparshëm, por këtë herë u përgjigjet komentuesve dhe atyre që e shajnë në rrjetet sociale.

    Marku thotë se humbja përballë Kongos ishte e para pas 14 vitesh në ring dhe të gjithë ata që e shajnë dhe e fyejnë, kanë pritur rastin dhe nuk janë kursyer.

    “Kane kaluar disa dite nga ndeshja. Kam pare edhe lexuar disa nga komentet. Dua te falenderoj nga zemra, sinqerisht, te gjithe ata qe e kane perjetuar kete humbje me mua edhe sado pak jane munduar me nje mesazh pozitiv, te tregojne perkrahje. Nuk e keni idene se sa e vleresoj secilin prej jush. Ka dhe nga ata qe priten 14 vite, qe nga hera e fundit qe un kam humbur, te te shprehen, duke u munduar te njollosin emrin tim.

    Flamurin tone e kam mbajtur gjithmone ne krah me Krenari dhe Trimeri sic i takon, ne cdo shtet te botes kurrë nuk e kam shitur veten as nenshtetesin time per asnje lloj vlere edhe kurre nuk do e bej.

    Kurre nuk jam dorezuar, kurre nuk kam bere pas ne asnje lloj beteje duke qene me krahe ose duar te thyera. Kundeshtari ishte i papershtatshem, i doli loja qe ai kerkonte duke levizur vazhdimisht dhe duke perqafuar teper, NUK ISHTE NATA IME. Po, i Lumte une HUMBA, pas afersisht 14 vitesh por, gjithcka ndodh per nje arsye dhe arsyeja e kesaj qe ndodhi do duket ne vazhdim”, shkruan boksieri shqiptar.

    Më tej, Florian Marku thotë se askush nuk e di të ardhmen dhe përse ndodhi ajo që ndodhi. Pra, humbja e tij në ring përballë britanikut Chris Kongo.

    “Ne dime vetem te tashmen, nuk dime cfare na pret ne te ardhmen, perse ndodhi apo cfare ndodhi ne ndeshjen e fundit. Gjithcka ndodh per nje arsye. Une di qe kjo qe me ndodhi, vetem me zgjoi dhe me rikujtoi shumë gjera qe kisha nevojë. Ju Falenderoj nga zemra per perkrahjen!

    Une nuk dorzohem pa ja arritur qellimit qe kam qe ne moshe te vogel. Do shpenzoj pak kohe me familjen dhe me femijet e mi dhe do rikthehem me i fort se kurrë ju premtoj. I Juaj Florian Marku”, përmbyllet reagimi i boksierit.