05/05/2024
Botë

Bie WhatsApp dhe Instagram, përdoruesit në mbarë botën raportojnë probleme

    Aplikacioni i mesazheve WhatsApp, një nga më të përdorurit në botë ka rënë për disa minuta.

    Për disa minuta një problem ka bërë që në aplikacion përdoruesit nuk mund të shpërndanin dhe merrnin mesazhet. Edhe Instagrami, në pronësi të Meta nuk ka funksionuar për shumë përdorues në mbarë botën.

    Përdoruesit u përballën me një mesazh që thoshte se shërbimi nuk ishte aktualisht i disponueshëm. Kaq ka mjaftuar që shumë njerëz në mbarë botën të alarmoheshin dhe të raportonin problemin.

    Në Instagram, përdoruesit nuk ishin në gjendje të rifreskonin faqen e tyre ose të shihnin storyt  më të fundit. Ndërsa aplikacioni i WhatsApp ra në versionin e tij desktop, më pas shfaqi probleme edhe në spartphone. Pas disa minutash u rikthyer përsëri.