19/05/2024
ShowBiz

Egla Ceno eliminohet nga Big Brother VIP

    Egla Ceno është eliminuar përfundimisht nga loja e Big Brother Vip. Shkak është bërë një incident i ndodhur pas prime-t në shtëpi.

    Gjatë darkës në oborr Egla i ka hedhur një gotë më verë në kokë Meriton Mjekiqit, pasi sipas aktores ai konsumon shumë alkool.

    Lajmi u konfirmua pas leximit të zarfit të zi nga banorët, ku theksohej se një vendim tjetër do të merret edhe për Meritonin dhe Ilnisën.

    Pas provokimeve të vazhdueshme të Meritonit dhe Ilnisës ndaj Eglës, Produksioni ka vendosur të eliminojë nga shtëpia e Big Brother Vip Eglën. Ndërsa për Meritonin dhe Ilnisën do të merret një vendim gjatë natës së spektaklit,” thuhej në zaftin e zi.

    Para se të largohej nga shtëpia, Egla nuk shprehu pendesë, por këshilloi banorët që të mos bien pre e provokimeve.

    Mos bini pre e provokimeve. Unë bëra qejfin tim. U kënaqa shumë. Nuk jam bërë pishman për asgjë,” tha Egla.