20/04/2024
Futboll

E trishtë, arresti kardiak i merr jetën futbollistit 24-vjeçar

    Tragjedi për klubin e divizionit të parë në Bolivi, Real Santa Cruz. Futbollisti 24-vjeçar, Guillermo Denis Beltran, humbi jetën pas një arresti kardiak në stërvitje me skuadrën.

    Kolumbiani humbi ndjenjat dhe ra në tokë, teksa pavarësisht të gjithë përpjekjeve të stafit mjekësor, Beltran nuk ia doli dhe humbi jetën në klinikë.

    Kapiteni i Santa Cruz, shpjegon momentin e rëndë gjatë stërvitjes duke theksuar se Beltran deri në momentin kur humbi ndjenjat, ishte duke u stërvitur normalisht.

    “Po stërvitej normalisht dhe në një moment u rrëzua në tokë pasi humbi ndjenjat. U përpoqën shumë që ta përmendnin, por humbi jetën në klinikë”.