27/07/2024
Shqipëri

E detyruan të kryejë marrëdhënie pa masa mbrojtëse, si italiani denoncoi dy djemtë gay në Tiranë

    Venezuelianët që u arrestuan në Tiranë për prostitucion në marrëdhënie homoseksuale mësohet se shëtisnin në shtete të ndryshme të botës, duke kontaktuar klientë të ndryshëm.

    Së fundmi kishin zgjedhur edhe Shqipërinë. Një klient i tyre italian i kishte denoncuar në polici pasi ata e detyruan të kryej marrëdhënie seksuale pa mbrojte (prezervativ).

    Italiani ka shkuar në polici ku ka denoncuar marrëdhënien seksuale të detyruar pa mbrojtje. Në celularët e të arrestuarve u janë gjetur rreth 60 numra shqiptarësh, klientë të mundshëm.