27/07/2024
ShowBiz

Diola Dosti del hapur, publikon foton duke puthur biznesmenin kosovar

    Prej disa kohësh tashmë qarkullonte lajmi se ish-banorja e Big Brother Vip 2, nutricionistja e njohur Diola Dosti ka rigjetur dashurinë. Lart e poshtë po thuhet se pas divorcit me ish-bashkëshortin me të cilin ka tre vajza të mrekullueshme, Diola, ka nisur një histori të re dashurie.

    Mediat kosovare aludonin se nutricionistes po i shkojnë më së miri punët e zemrës pasi është duke shijuar lidhjen me biznesmenin Erolld Belegu, i cili ka qenë edhe presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

    Këto lajmë, dukët se tashmë janë konfirmuar, pasi vetë Diola ka publikuar një foto, ku shihet teksa puth në faqe biznesmenin Erolld Belegu.

    “Lumturi e thjeshtë, dashuri e thjeshtë”, shkuan Diola krah postimit, ku shihet duke shijuar momentet me partnerin e saj.