10/10/2024
Maqedoni

Ç’është kjo miqësi kaq e madhe midis Taravarit dhe VMRO-së?!

    Kur ia thonë nga BDI për lidhjet e ngushta të Arben Taravarit me Mickoskin dhe VMRO-në, dikush mund të thotë se ka ndonjë tendencë qëllimkeqe.

    Por, këtë po e vërtetojnë vetë miqtë e Taravarit nga Komiteti Organizativ i VMRO-së për Gastivar.

    Një një apel që e ka lëshuar ky komitet, Taravari për VMRO-në është madje më i rëndësishëm se vetë kandidatja presienciale Gordana Siljanovska-Davkova, pasi kërkohet nga anëtarësia që ta votojnë “mikun tonë Arben Taravari”!

    “Ftohet e gjithë anëtarësia jonë që të dielën të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për mikun tonë, Arben Taravari. Vota për Taravarin është votë për përmbysjen e terroristit Ali Ahmeti. Nëse jeni patriot, dhe e doni VMRO-DPMNE-në dhe Maqedoninë me gjithë zemër, dil dhe voto.”, është shkruar në apelin e Komitetit Organizativ të kësaj partie për Gostivar.

    Pas një apeli të këtillë, është mahnitës fakti se si në VMRO janë në gjendje t’ia flijojnë edhe një grumbull votash kandidates presidenciale, vetëm e vetëm t’i ndihmohet “mikut Taravari” kundrejt “terroristit Ali Ahmeti”.

    S’është çudi për VMRO-në që aq shumë dëshiron t’ia prishë Ali Ametit rrugëtimin evropian me Frontin Europian dhe nuk zgjedh mjete për ta arritur, por enigma më e madhe është vetë Taravari: çka e lidhë kaq shumë me këtë parti e cila i bën obstruksion kësaj rruge evropiane?!