02/05/2024
ShowBiz

Bujar Nishani e nderoi me titullin “Mjeshtër i Madh”, Egla “shpërthen”ndaj Julit: Turp kush ta dha, o gore shko dorëzoje

    Në vitin 2017, Presidenti i aso kohe, tashmë i ndjeri Bujar Nishani i akordoi aktorit Julian Deda titulin “ Mjeshtër i Madh”.

    Ky titull u shoqërua me kritika të shumta në rrjetet sociale dhe shkaktoi shumë polemika, të cilat u morën me sportivitet dhe humor nga vetë aktori.

    E teksa të gjithë e kishim harruar zhurmën që aso kohe shkaktoi ky nderim që iu bë Julit, ka qenë Egla ajo e cila ia ka rikujtuar këtë titull aktorit, të cilin e ka cilësuar si “turp”, duke i kërkuar më tej që të shkojë ta dorëzojë.

    Egla: Gore, shko e dorëzo titullin.

    Juli: Ke shumë mllef në shpirt.

    Egla: 35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë, edhe turp që e ke marrë.

    Juli: Ke inat, ça të them. Ai që ma ka dhënë nuk jeton më. Ki pak respekt.

    Egla: Ata janë mbledhur dhe ta kanë dhënë, turp të kesh.

    Juli: Je horror, e pashpirtë