04/05/2024
Botë Lajme ShowBiz

Bota e modës në zi, ndërron jetë Roberto Cavalli

    Stilisti i famshëm italian, Roberto Cavalli ka ndërruar jetë këtë të premte në moshën 83-vjeçare. Gjeniu dhe pronari i firmës luksoze të veshjeve,, çantave dhe aksesorëve, Roberto Cavalli ka ndërruar jetë në Firence, pas një sëmundjeje të gjatë nga e cila vuante prej kohësh.

    Ai ka lënë pas gjashtë fëmijë, më i vogli Giorgio vetëm një vjeç. Momentet e fundit të jetës i ka kaluar në shoqërinë e partneres së tij,  Sandra me të cilën abashkëjetonte prej shumë vitesh.

    Kush ishte Roberto Cavalli

    Roberto Cavalli ishte themeluesi i shtëpisë së modës fiorentine me të njëjtin emër. Gjyshi i tij, Giuseppe Rossi, ishte i njohur për koleksionet e veprave të artit që i ekspozonte në Galerinë Uffizi në Firence. Babai i tij Giorgio u vra nga nazistët gjatë një përplasjeje në komunën Cavriglia në vitin 1944. Cavalli ka gjashtë fëmijë: Tommaso, Cristiana dhe Robert nga martesa e tij e parë, Rachele dhe Daniele nga martesa e tij e dytë.

    Ndërsa, Giorgio lindi më 8 mars të vitit të kaluar dhe është fëmija i gjashtë që stilisti pati në moshën 82-vjeçare me partneren suedeze, Sandra Nilsson.

    Humbja e Cavallit sigurisht që ka lënë një boshllëk të madh në fushën e modës, ndonëse ai e shiti kompaninë me të njëjtin emër në vitin 2015. Elementi dallues i markës së tij ishte printi animal, peliçet me qëndisje, fustanet e gjata me të çara të theksuara dhe shumë transparencë.

    Krahas koleksioneve të veshjeve, Cavalli krijoi dhe linjën e dedikuar për të brendshmet e meshkujve e quajtur Just Cavalli. Ndërsa, në vitin 2012, krijoi edhe sektorin e dedikuar për arredimin dhe shtëpitë me emrin Cavalli Home.