29/05/2024
Lajme Maqedoni

Bekim Qoku ofendon 120 mijë shqiptarë: Jeni frikacakë

    Kandidati për deputet nga VLEN i cili vjen nga Struga dhe kërkon vota në Tetovë, Bekim Qoku ka ofenduar familjet shqiptare duke i quajtur frikacak vetëm pse e votojnë BDI-në, përcjell TS
    Sipas tij 120 mijë shqiptarë janë prind të keq dhe frikacak pasi 120 mijë vota mori BDI-ja.

    “Kush ka fëmijë dhe voton sot BDI-në, ta dijë se është prind shumë i keq dhe frikacak.
    BDI dhe patericat e saj nuk kërkojnë më votë politike. Pas gjithë kësaj kohe dhe tërë këtyre dështimeve 22 vjeçare, atyre u ka mbetur tashmë vetëm vota e blerë, vota klienteliste, votë shantazhi dhe kërcënimi. Që do të thotë, kur dikush ju kërkon votën për BDI-në, jua kërkon atë për një interes të ngushtë, jua do atë për ndonjë individ të veçantë, për interes tërësisht privat. Nuk ua kërkon votën për të ndërtuar rrugë, shkolla, spitale, për fuqi politike që do avanconte administratorët shqiptarë, për investim në universitet dhe dije, ekonomi dhe mirëqenie.
    Kësaj radhe, zullumi nauk vetëm çi do pajke, po kur do bie, do dërrmohet, copëtohet, zgërlaqet” ka shkruar Qoku./TS/