30/05/2024
Maqedoni

Ali Ahmeti i përgjigjet Siljanovskës: Kam qenë luftëtar i lirisë, nuk kam qenë mercenar dhe dezertor

    Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të ketë tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001, Lideri i BDI-së Ali Ahmeti për TV21 tha se sipas saj, UÇK-ja duhet të përgjigjet pse ka fituar lirinë dhe shtoi se ata kanë qenë ushtarë të lirisë dhe nuk kanë qenë mercenarë dhe dezertorë.
    Ahmeti tutje shtoi se duhet pasur kujdes me deklaratat të cilat gërvishtin plagët e vjetra dhe shtoi se e kaluara nuk duhet harruar por nuk duhet të na përsëritet.“Unë disa herë e kam thënë, e kaluara është e dhimbshme, e kaluara nuk duhet harruar por nuk duhet të na përsëritet. Çdo kush duhet të jetë i kujdesshëm me deklarata të tilla. Është një ngjarje, një luftë që ka ndodhë po bëhet një çerek shekulli…Sipas kandidates për presidente dhe si profesoreshë e të Drejtës Ndërkombëtare, UÇK-ja duhet të përgjigjet pse ka fituar lirinë, pse kanë qenë ushtarë të lirisë dhe nuk kanë qenë mercenarë dhe dezertorë”, tha Ali Ahmeti.