27/04/2024
Botë Shqipëri Uncategorized

Aksidenti i rëndë në Itali/ Humb jetën 30-vjeçari shqiptar, në 2016 ishte arrestuar për trafik droge (EMRI)

    Një aksident fatal mbrëmjen së dielës 17 mars, në Via Flacca në Gaeta, zona La Catena, ku makina Smart në të cilën po udhëtonte 30-vjeçari shqiptar Dhurim Shini, është përplasur me një makinë tjetër në të cilën udhëtonin dy femra, të cilat mbeten të plagosura rëndë.

    Edhe pse ekipi i emergjencës bëri përpjekje për shpëtimin e të riut shqiptar, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

    Ndërsa makina tjetër që u përfshi në aksident me të cilën udhëtonin dy femra, u dëmtua keq dhe të gratë u dëmtuan rëndë dhe u dërguan në spital.