19/05/2024
Maqedoni

Aksident në Shkup, dy shoferët dhe një pasagjer përfunduan në spital

    Sot në ora 02:25 në SPB-Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Aradhet Partizane” dhe “Angel Dinev” në Shkup ka pasur aksident trafiku në mes të një automjeti të pasagjerëve “Chevrolet” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.S. (32) nga Shkupi dhe të një automjeti “Audi” me targa të Shkupit të drejtuar nga B.A. (27) nga Saraji i Shkupit.

    “Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar E.S., të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Shoferi B.A. ka pësuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ndërsa me lëndime trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri” ka pësuar edhe pasagjeri i tij I.A (32) nga Lubini i Shkupit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.