19/05/2024
Maqedoni

Ademi: Fronti Europian, digë e fuqishme për të mbrojtur perspektivën europiane! Vota për të tjerët është votë drejtpërdrejtë për VMRO-në

    Arbër Ademi nga Fronti Europian thotë se qytetarët vetë duhet të vendosin se kë do ta mbështesin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, përcjell TV21. Ademi tha se janë zhgënjyese deklaratat e fundit të kandidates për presidente të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova për luftën e vitit 2001. Ademi bëri thirrje që të mbështetet Fronti Europian në zgjedhjet parlamentare.

    “I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbështesin Frontin Europian si gardiani i vetëm për të mbajtur Maqedoninë në binarët e Perëndimit, duke patur parasysh edhe rezultatet e 24 prillit, mendojmë se o sot o kurrë do të duhet një koncentrim të mbështetjes për Frontin Europian, që do të jetë një digë e fuqishme për të mbrojtur perspektiven europiane. Vota për të tjerët është votë drejtpërdrejtë për VMRO-në”, theksoi Ademi.