27/07/2024
Kosovë

13-vjeçarja gjendet në një shtëpi me 2 burra

    Është gjetur me dy persona të një moshe madhore në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit një vajzë në moshën 13 vjeçare nga Malisheva në Kosovë. Dyshohet se ata kanë kryer marëdhënie seksuale me të miturën.

    13-vjeçarja fillimisht u raportua e humbur nga familjarët e saj, sipas burimeve nga gazeta Sinjali. Dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar.

    Pasi e mitura u gjet, u dërgua në spital për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Më pas ajo dha deklartën e saj lidhur me se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.