27/07/2024
Lajme Maqedoni

Ziadin Selës i bëjnë pritje madhështore në Gostivar, ndërkohë Arben Taravarin në Strugë e presin një grusht me njerëz!

    Mijëra mbështetës, aktivistë dhe qytetarë të shumtë sonte kishin stërmbushur sallën “Rinia” në Gostivar” me rastin e firmosjes së marrëveshjes për koalicionim të Aleancës për Shqiptarët me Frontin Evropian të kryesuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Siç shihet dhe nga pamjet e sjella dhe më herët mijëra mbështetës brohorisnin për fitore, ndërkohë dhe mijëra të tjerë ndodheshin jashtë sallës “Rinia” pasi nuk mundën të futen brenda për shkak të numrit të lartë qytetarëve të cilët ndodheshin brenda.

    Ndërkohë, paralel me këtë pritje madhështore diku në Strugë iu bë dhe pritja ish-kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit. Siç shihet dhe në foto, ndryshe nga fjalët që Taravari thotë lart e poshtë për mijëra mbështetës imagjinarë, në këtë pritje kanë marrë pjesë shumë pak qytetarë.

    Më sakt shihni fotot vetë dhe dilni në përfundime!