30/04/2024
ShowBiz

VIDEO/ Qindra kosovarë prej orësh të bllokuar nga serbët, këngëtari shqiptar mbush çantat me ushqime dhe ia u çon

    Qytetarë të shumtë kosovarë prej mbrëmjes së djeshme ndodhen të bllokuar në kufirin Kroaci-Serbi. Kjo si pasojë, pasi autoritetet serbe nuk po lejojnë të kalojnë autobusët me shqiptarët e Kosovës, ndërsa shumë prej tyre janë duke u marrë në pyetje.

    Një prej shqiptarëve të bllokuar në kufi është edhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri. Ai ishte udhëtar i rastit në momentin kur pala serbe në mënyrë hakmarrje për vendimin e marrë ditën e djeshme lidhur me anëtarësimin e Kosovës në KiE, ka bllokuar shtetasit kosovarë.

    Në profilin e tij në “ Instagram”, Tahiri bën me dije se njëjtë si dhe qindra kosovarë të tjerë dhe ai ka mbetur o bllokuar. Për këtë arsye ai ka shkuar në supermarketin më të afërt dhe ka marrë ushqime për shqiptarët të cilët prej orësh janë duke pritur që pala serbe t’ i lejojë që të kalojnë.

    “Ishte e pahijshme nga ana ime të kaloja pa u kthyer me i përshendet qytetarët të cilët janë ndaluar që sa orë në kufirin Kroaci-Serbi”, dëgjohet të thotë ai.