17/05/2024
Shqipëri

VIDEO/ Dhjetra policë rrethojnë Audin luksoz, nxjerrin nga makina shoferin

    Forca të shumta policie kanë ndaluar në qytetin e Fierit një automjet pa targa. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga “JOQ”, automjeti tip “ Audi” është ndaluar në mes të rrugës duke bërë të mundur edhe shoqërimin e shoferit për në Komisariat.

    Momenti i arrestimit
    Momenti i arrestimit

    Paaraprakisht dyshohet se shoferi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar. Si rrjedhojë, ai është ndjekur nga një automjet dhe furgon i Policisë dhe më pas është arrestuar.

    Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga blutë e Fierit. Priten më tepër detaje në vijim.