Pas përplasjes që pati ditën e djeshme me Riken, Egla është përfshirë në një tjetër debat brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Kësaj here me Rozën.
Moderatorja po e ngacmonte duke i përmendur zarfin e zi, i cili mbërriti ditën e djeshme në shtëpi, ndërkohë Egla filloi ta injoronte dhe ta shmangte duke i teshtirë para fytës e duke e spërkatur me pështymë.
Teshtimat e Eglës zgjatën për disa minuta, ndërkohë Roza vijoi t’i përmendte sërish “zarfin e zi”.
Kjo sjellje e aktores nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, ku të shumtë janë ata të cilët nëpër komente kanë kërkuar që Big Brother Vip të marrë masa ndaj saj, pasi nuk është ky rasti i vetëm që Egla debaton dhe shkel kodin e etikës.
“Kam alergji në fytyrën e saj”, i tha Egla-Rozës.