19/05/2024
Lajme Maqedoni

Vetëm në një ditë kafshohen 6 persona nga qentë endacakë në Tetovë, Kasami rri e vështron!

    Vetëm për një ditë në Tetovë 6 qytetarë janë kafshuar nga qentë endacak, tregon raporti i sotëm i SPB. Që nga fillimi i vitit, pra për rreth 75 ditë, kanë ndodhur 28 kafshime, prej të cilave 22 në qytet, ndërsa 6 në rrethinë. I pyetur rreth kësaj problematike, kryetari i Komunës, Bilall Kasami, tha se tenderi për trajtimin e qenve endacakë është në procedurë dhe se do të hapet shumë shpejt. Premtoi se brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti tenderimi do të përfundojë.