29/04/2024
ShowBiz

Vëllai i Madh dënon banorët, ja çfarë i detyron të bëjnë

    Vëllai i Madh i ka dërguar ditën e sotme banorëve në shtëpinë e Big Brother një zarf “dënimi”.

    Për shkak se banorët nuk kanë respektuar zërin e Vëllait të Madh së fundmi duke injoruar komandat, ata do duhet të kryejnë një sfidë. Në shtëpi do të vendoset vazhdimisht kënga e krushqve dhe sapo ta dëgjojnë, ata duhet të mblidhen në grup dhe ta kërcejnë atë në zhanere të ndryshme si twerk, tango etj.

    “Banorë, zëri që jep komanda në shtëpinë e vëllait të madh është një nga komunikmet më të rëndësishme dhe ju nuk e respektoni. Sa herë ju thuhet diçka ju vonoheni ose e injoroni. Si pasojë, ju duhet të kaloni një sfidë. Sa herë të vendoset vallja e krushqve ne mentitor do të shfaqen vallet twerk tango dhe vallëzim. Detyra juaj është të mblidheni të gjithë bashkë dhe ta kërceni këngën në zhanerin që ju shfaqet në monitor. Nëse ju nuk bashkëpunoni dhe nuk mblidheni të gjithë bashkë për të kërcyer, ditën e nesërme do të mbyllet oborri për të gjithë deri në një njoftim të dytë “-thuhej në zarfin e lexuar nga Heidi.