19/05/2024
ShowBiz

U arrestua në Big Brother, SKEMA, si Liam Omsmani kaloi doganën e aeroportit pa u kapur nga policia

Ne foto :Liam Osmani

    Liam Osmani, i cili u arrestua brenda shtëpisë së Big Brother, pasi rezultonte i dënuar për mashtrim, ka hyrë nga Rinasi 10 ditë më parë me pasaportë gjermane.

     Liam Osman nuk u kap nga sistemi ‘TIMS’ kur kaloi në Rinas, megjithëse rezultonte i dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim. Ai ishte në kërkim pasi nuk pagoi 6000 € për 17 bileta turistike në 2019.

    Ngjarja e paprecedentë ndodhi një ditë më parë (3 mars), ku i dënuari për mashtrim Liam Osmani, u arrestuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

    Liam Osmani rezulton i dënuar me një vendim të dhënë në 23 shkurt të viti 2022, pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ai ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, në vlerë rreth 6 mijë euro, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

    Para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.