21/06/2024
Maqedoni

Tre persona të lënduar në një aksident në Strumicë

    Tre persona kanë mbetur të lënduar pasditen e sotme në një aksident në Strumicë pasi dy vetura janë përplasur në kryqëzimin e rrugëve “Kliment Ohridski” dhe “Bratstvo i Edinstvo” dhe njëra prej tyre nga përplasja është përmbysur.

    Sipas informacioneve nga SPB Strumica, sot pasdite rreth orës 16:30 në Stacionin Policor në Strumicë është raportuar se një aksident trafiku ka ndodhur në mes të një veture Chevrolet me targa të Strumicës, e drejtuar nga V.B. (77) nga Strumica dhe kamion Fiat, po ashtu me targa të Strumicës, i drejtuar nga K.L (45) nga Strumica.