26/07/2024
Kosovë

Tragjike/ Aksidenti i rëndë i merr jetën foshnjës shqiptare 1 vjeç

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në prishtinë ku një foshnjë 1-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Policia në Prishtinë ka njoftuar mbi ngjarjen tragjik, por nuk sqaron rrethanat e aksidentit i cili i mori jetën foshnjës 1-vjeç.

    “Sot rreth orës 13:00, një aksident që ka ndodhur në Hajvali. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një fëmijë një vjeç”-ka njoftuar zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.