10/10/2024
Lajme Opinione

Tik-Tok platformë për paligjshmërinë? Fuga: Nuk vret teknologjia, vret njeriu

    Akademiku Artan Fuga thotë se histeria e shoqërisë ndaj Tik-Tok është qesharake dhe pa asnjë bazë. Sipas tij nuk është teknologjia ajo që vret, por është njëri dhe mënyra se si ajo përdoret.

    “Nuk vret teknologjia, asnjëherë. Kur vjen dhe dëgjon zëra nga njerëz që konsiderohen ekspertë në fusha të ndryshme por nuk janë dhe qarkullojnë mendime të stërvjetra pa asnjë bazë këtu fillon problemi. Teknologjia nuk ka vrarë asnjëherë, vret njeriu, përdorimi i saj, dhe kjo u bë qesharake se filloi histeria kundër Tik Tok, por ai njeriu që thuhej se u vra nga Tik Tok kishte pasur probleme të tjera të dhunës në familje dhe Tik Tok ishte veçse një gjë komplementare. Problemi është që ka një sulm të jashtëzakonshëm ndaj rrjeteve sociale në Shqipëri, kjo vjen nga disa qarqe intelektuale që janë mësuar që dijen ta kenë monopol dhe e dyta nga njerëz që kanë  përbuzje ndaj popullit të tyre, rrjetet sociale tregojnë atë që është shoqëria më të vërtetë”, tha Fuga për Euronews Albania.