02/05/2024
Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, një i plagosur

    Të shtëna me armë zjarri janë dgjuar pasditen e kësaj të marte në Kosovë.

    Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në kryeqytet, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

    Sakaq policia vendase bën me dije se pas informacioneve për të shtëna me armë, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

    I plagosuri është nisur drejt spitalit, për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për kapjen e autorit.