19/05/2024
Maqedoni

Taravari pranon humbjen në Gostivar: Ja me sa vota para fitoi Fronti Europian

    Arben Taravari ka pranuar humbjen në Gostivar. Përmes një postimi ne FB ai thotë se Fronti është para VLEN.

    “Këto janë momente të veçanta me emocion të madh
    Në Gostivar kemi humbur me një diferencë prej 370 votash, diferencë kjo e krijuar prej turqve dhe romëve që bashkëpunuan me BDInë…por unë jam i lumtur dhe mirënjohës për 10632 vota shqiptarve dhe lajmi më i madh është se pas gjithë këtyre viteve regjim…MË NË FUND NDRYSHIMI U KRY!
    URIME VLEN! URIME TË GJITHËVE JU QË SAPO KENI FIRMOSUR LIRINË E KËTIJ VENDI!” ka shkruar Taravari