16/06/2024
ShowBiz

Surprizë për ditëlindjen e Meritonit, ish-banorët e “BBV” futen në shtëpi

    29-vjetorin, Meriton Mjekiqi po e feston brenda “Big Brother VIP Albania 3”.

    Ai ka marrë urime të ngrohta nga banorët e tjerë finalistë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por nga ana tjetër, urimi më i bukur ka ardhur nga jashtë shtëpisë, nga partnerja e tij, Ilnisa Agolli. Ajo ka postuar në ‘InstaStory’ urimin e saj për Meritonin.

    Mbrëmjen e sotme me rastin e ditëlindjes, Vëllai i madh ka organizuar një surprizë për Meritonin. Festës do t’i bashkohen edhe disa nga ish-banorët e këtij edicioni.