08/12/2024
Botë

Sulm në qendrën tregtare/ 5 të vrarë dhe disa të plagosur, mes tyre dhe një foshnje

    Një person ka sulmuar me thikë disa qytetarë në një qendër tregtare të Sidnej, mëngjesin e kësaj të shtune. Gjatë këtij sulmi kanë mbetur të vdekur 5 persona, ndërsa janë plagosur dhe disa të tjerë.

    Sipas raportimeve të DailyMail, mes të plagosurve ndodhet edhe një foshnje 9- muajshe bashkë me nënën e saj, të cilat ndodhen në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Ngjarja e ndodhur rreth orës 16:00 me orën lokale ose rreth orës 7:00 të mëngjesit të kësaj të shtune, ka ngritur dyshimet e autoriteteve vendase për një sulm të mundshëm terrorist.

    Autoritetet vendase bëjnë të ditur se agresori i këtij sulmi ka mbetur i vrarë në vendin e ngjarjes, pasi u godit nga një oficere e policisë së zonës që ishte në patrullë gjatë momentit kur ndodhi sulmi.

    Nisur nga hetimet e policisë, agresori i sulmit nuk ka vepruar i vetëm ndërsa po punohet për të kapur bashkëpunëntorin e tij.

    Sipas qytetarëve të ndodhur në vendngjarje, sulmuesi ishte”i cmendur”, pasi godiste gjithkënd që i dilte para, e ndërsa të tjerë që ndodheshin jashtë shprehen se nuk po e kuptonin se cfarë po ndodhte pasi shikonin vetëm njerëz që dilnin nga qendra tregtare me rroba të mbuluara në gjak.