11/10/2024
Botë

Shqiptari vrau partneren me çekik

    Gjykata italiane ka dënuar me 24 vite burg shqiptarin Avni Meçe, për vrasjen e parteres së tij. Gjykata e Bolzanos vendosi të dënojë shqiptarin, pasi në 22 tetor të vitit 2022 ai vrau me çekiç partneren e tij Elena Mocanu.

    Prokurorja e çështjes kishte kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin, ndërsa avokati i Meçes kishte kërkuar një dënim më të lehtë, por në fund gjykata vendosi ta dënojë me 24 vite burg.

    Dy vjet para vrasjes, shqiptari ishte denoncuar për dhunë nga bashkëjetuesja e tij rumune. Pas disa kohësh pati një afrim mes të dyve deri në epilogun tragjik që u mbyll me vrasjen e gruas.