20/05/2024
Botë Shqipëri

Shqiptari futet në Kishën e besimtarëve katolikë dhe thërret Allahu Akbar

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, me protagonist një 33-vjeçar shqiptar.

    Mësohet se i riu është futur në një kishë gjatë kremtimit të një meshe dhe ka bërtitur “Allahu Akbar”. Ngjarja ka ndodhur në Montpellier, ku shqiptari, i paarmatosur, është larguar menjëherë nga kisha, pa shkaktuar asnjë incident.

    Më pas janë njoftuar edhe patrullat e policisë, të cilat e kanë ndaluar të riun shqiptar dhe e kanë shoqëruar në komisariat. Para oficerëve i riu, i cili ndodhej në Francë ilegalisht, ka treguar se në fakt kishte bërë një “shaka pa kripë”, teksa ishte nën ndikimin e alkoolit.