21/06/2024
Maqedoni

Sela: Taravari nuk gjeti as dy minuta kohë të sqaronte problemet brenda partiake me mua…

    Ziadin Sela i ftuar në emision Debat Plus me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia deklaroi se ASH-ja është e gjithë shqiptarëve dhe jo e ndonjë individi, duke shtuar se edhe ndihet i tradhëtuar nga Arben Taravari pasi i njejti nuk ka gjetur kohë që të sqarohet dhe të shmangej përçarja brenda partiake.

    “Aleanca nuk është e ndonjë individi por është e të gjithë shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve, ndaj oferta e Arben Taravarit për nënshkrim të listave të fraksionit tim nëse ne duam të dalim vetë në garë… unë sinqerisht nuk mundesha ta pranoj! E them këtë sepse Taravari nuk gjeti as edhe 2 minuta kohë të ulemi, të sqarohemi për punët brenda partisë, e jo të ndodhte përçarja. Unë nuk mund të pranoj ndihmë nga një dorë e tillë e zgjatur, që dikur edhe mund ta quaja mike sepse tradhëtia nga miku, dhemb më shumë se sa nga një kundërshtarë politik…”, deklaroi Sela.