20/05/2024
Lajme Maqedoni

Sela: Taravari është si fëmija që ikën pa lejën e prindit!

    Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është pyetur këtë të hënë nëse Arben Taravari kalon në raundin e dytë në zgjedhjet presidenciale,do e mbështesë apo jo.

    Sela tha “jo”, teksa zbuloi dhe faktin se në periudhën kur Taravari ende ishte pjesë e ASH-së vetë Sela e ka pyetur nëse do të dëshironte të kandidonte për President, dhe ish-kreu i ASH-së i kishte kthyer përgjigje kategorikisht “jo”, shkruan news33.tv.

    “Taravari është si ai fëmija që largohet pa lejën e prindit. Ne e kemi pyetur Taravarin dëshiron të bëhesh president dhe më ka thënë jo. Nuk ka se si të ndodhë, nuk dua të përgjigjem për gjëra që janë hipotike”, tha Sela.