27/07/2024
ShowBiz

Sara e zbulon mes lotësh: Babai më ka helmuar, ka tentuar të më rrëmbejë

    Banorja e cila arriti të jepte më shumë brenda shtëpisë së Big Brother Vip ka qenë Sara Gjrodeni. E pamë duke debatuar, duke qeshur e duke qarë, mirëpo për shkak të konfortimit fizik që pati me Françeskën rrugëtimi i saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri përfundoi, duke mos na dhënë mundësinë që të njohim dhe historinë e saj të jetës.

    Së fundmi, ajo e ftuar në emisionin “ Ftesë në 5”, ka rrëfyer anën e errët të jetës së saj. Mes lotësh ish-banorja e shtëpisë tregoi se babai i saj nuk e ka kërkuar kurrë, madje kur ishte 4 vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën.

    Ndër të tjera ajo tregoi se i ati jo vetëm që ka dashur ta rrëmbejë kur ishte fëmijë, por madje edhe e ka përndjekur për 4 vite në rrjetet sociale.

     “Im at është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmon ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq. Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi”, rrëfeu mes lotësh Sara.