20/04/2024
Kosovë Lajme Rajon

Pse ishte plagosur në vitin 2013-të boksieri nga Kosova që u vra në Gjermani?

    Janë bërë të ditura detaje të reja rreth vrasjes së boksierit Besar Nimani.

    Ngjarja ndodhi në qytetin Bielefeld të Gjermanisë, mbrëmjen e së shtunës.

    Nimani, ishte plagosur në vitin 2013-të.

    Sipas gazetës gjermane Landes-Zeitung, ai ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri, bëhej fjalë për betej për pushtet mes grupeve rivale në Bielefeld.

    Raportohet se në atë kohë ka pasur konflikte mes grupeve shqiptare, të cilave dyshohet i përkiste ai, dhe një grupi tjetër me prejardhje turke. Por, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet e Gjermanisë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ngjarje e para një dekade.