27/07/2024
Lajme Maqedoni

Përplasjet me VLEN, Albin Kurtit dhe Bekim Qokut i ofrohet “Ministria e Byrekut”?

    Pas pazareve të fshehta me kreun e VMRO-së, Hristijan Mickoski, VLEN fshiu nga tabloja e “5 bashkëpuntorëve”, Bekim Qokun, të cilët në fillimet e koalicionit dukeshin të pandarë.

    Sërish sot Qoku, përfaqësuesi i Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut, nuk mori pjesë në tryezën e shtruar mes VMRO-së dhe VLEN-it, ku në fokus ishin diskutimet për formimin e qeverisë së re, shkruan news33.tv.

    Në deklaratat e bëra më herët Qoku me shokët e Vetevendosjes mezi prisnin të kapnin një pjesë në Maqedoninë e Veriut. Por, pse kjo tërheqje tani kur është e qartë që Mickoski ka marrë nën sqetull VLEN-in dhe do i fusë në qeveri?

    Apo mos ndoshta Bekim Qokut dhe Vetvendosjes i është ofruar “Ministria e Byrekut” në Maqedoninë e Veriut?

    Ndërkohë, theksojmë se kjo përplasje mes Qokut dhe shokëve të VLEN ka ardhur pasi ata mbështetën presidenten Gordana Siljanovskën, ndërsa Vetvendosja ishte kundër.