30/05/2024
Maqedoni

Pendarovski: Asnjë partner strategjik nuk mbështet politikat VMRO-DPMNE-së

    Stevo Pendarovski gjatë takimit me qytetarët e Gazi Babës në Shkup akuzoi kundër kandidaten e tij për manipulim me deklaratat se do t’i abrogon të gjitha marrëveshjet e nënshkruara pas ardhjes në pozitën e presidentes. Sipas Pendarovskit, asnjë partner strategjik nuk mbështet kthimin mbrapa aq më pak politikat VMRO-DPMNE-së.

    “Kur ti pyesni partitë kryesore në opozitë e cila prej para një viti është vet shpallur fituese ende pa u shpallur zgjedhjet dhe pa ardhur data e tyre, duke i ndarë edhe funksionet: Çfarë ofroni ju ndryshe nga ne?! Thonë se të gjitha marrëveshjet që i keni nënshkruar nga Marrëveshja e Ohrit dhe deri sot do t’i abrogojmë dhe përsëri do t’i ri-negociojmë. Kur i pyesim se kush ju jep garanci se mund ta bëni një gjë të tillë, ose cilin nga partnerët ndërkombëtar e keni në mbështetje dhe ju jep garanci për të bërë marrëveshje më të mirë për Maqedoninë. Të dashur, nuk e kanë asnjë partner strategjik me të cilin kemi neve bashkëpunim i cili nuk është në anën tonë”, tha Stevo Pendarovski, Kandidat për president.