22/05/2024
Kosovë

Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e bashkëshorti duan të ikin në Australi

    Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pressing në T7 tha se ajo dhe bashkëshorti i saj po parapërgatiten për kthim në Australi.

    “Me një fjali kjo është një parapërgatitje për kthim në Melbourne (Australi) sepse nuk ka logjikë tjetër”, tha Haxhiu pasi që e pa kronikën që flitej për pasurinë e Osmanit.

    “Nuk ka logjikë tjetër, një milion pasuri të gjitha shiten dhe ndërgjegjja nuk i lë me qëndru brenda një rrëfimi social të Kosovës dhe nuk befasohem pse Vjosa dhe Prindoni kanë rrëfim pasuror të tillë. Rrëfim pushtetarësh në gjithë regjionin”, tha Haxhiu.