28/04/2024
Maqedoni

Parashikimi i motit për sot

    Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira mesatare locale. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Kah fundi I ditës vranësirat do të rriten dhe vende vende do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 21 gradë.

    Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Kah fundi i ditës vranësirat do të rriten. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij ne 19 gradë Celsiusë.