29/04/2024
Lajme Shqipëri

PAMJE TË RËNDA! 53 vjeçari hidhet nga kati i 6-të i pallatit dhe ndërron jetë

    Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të marte në Tiranë, pasi është hedhur nga kati i 6-të në zonën e “Ali Demit”.

    “Më datë 26.03.2024, në rrugën “Sali Nivica”, është vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati shtetasi I. T., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

    Ndërkohë, dëshmitarët kanë deklaruar se pak para se të ndërmerrte aktin e rëndë, Policia ka thirrur familjarët e këtij shtetasi por ai nuk ka pranuar të flasë me askënd, duke refuzuar të zbresë nga pallati dhe për rrjedhojë është vetëflijuar.