27/07/2024
ShowBiz

Nuk do ta njihni/ Pritja e ëmbël pason në ndryshime të reja në look, ja si duket Sara Gjordeni

    Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni ka pësuar një ndryshim drastik në pamje.

    Modelja e cila është në pritje të ëmbël, nga brune i ka lyer flokët në bjonde dhe duket se i shkojnë shumë.

    Duket qartë që Sarës i ka rënë edhe nuri i shtatzënisë duke i shtuar bukurinë modeles.

    Kujtojmë që ajo dhe Bardhi Idrizi së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, dhe çifti mezi po presin që të mbajnë në dorë fëmijën e tyre.

    Dyshja u njohën dhe u dashuruan në shtëpinë e “BBV”, ndërsa e vazhduar lidhjen e tyre edhe pas daljes nga ky reality show.

    Tashmë së shpejti familjes së tyre të vogël do ti bashkohet një anëtar i ri që do të gëzojë dy familjet e tyre.